spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Vrasja në një dasmë në Ferizaj: Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një polici dhe një personi tjetër

Ferizaj është tronditur më 16 gusht 2024, kur një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Bibaj, gjatë një dasme që po mbahej në restorantin “Fron Palace”. Siç kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, një person kishte mbetur i vrarë jashtë oborrit të lokalit, në një akt të rëndë që tronditi opinionin publik.

Sinjali mësoi se personi që dyshohet se e kreu vrasjen me armë zjarri është Festim Ramadani, zyrtar policor në Policinë e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar sot se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Në njoftimin zyrtar thuhet se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve me inicialet F.R. dhe J.M., të dy nga Ferizaj.

Sipas Prokurorisë: “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restaurantit ‘Fron Palace’, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtën në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment, me këtë veprim kreu veprën penale të ‘Vrasjes së rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Ndërkaq, i pandehuri tjetër, J.M., dyshohet se ka ndihmuar në realizimin e kësaj vepre penale.

“I pandehuri J.M., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e oborrit të restaurantit ‘Fron Palace’, gjatë një ceremonie martesore me dashje ka ndihmuar të pandehurin F.R., në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të fortë – sqepar, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i pandehuri F.R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë, me këtë veprim në ndihmë kreu veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 dhe 1.11, lidhur me nenin 33 të KPRK-së.”

Prokurori i çështjes ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat për të cilat akuzohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit