spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Vrasja në Malishevë, Kryeprokurori dhe Prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria jep detaje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës.
Dhëndrri ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij.

Në vendngjarje ku ka ndodhur rasti ndodhen kryeprokurori dhe prokurori kujdestar, ka thënë Prokuroria Themelore në Gjakovë.

“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet e nevojshme të policisë, Kryeprokurori dhe Prokurori Kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lajmin pak më parë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Është vrasje e dyfisht, viktima dy vëllezër nga fshati Gollubovc-Malishevë ndërsa i dyshuari është dhëndrri i tyre nga një fshat i komunës së Drenasit”, tha Graishta.

Detaje të tjera ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka shtuar ai.

Aktualisht, Njësia K9 e Policisë së Kosovës është angazhuar në terren për lokalizimin e të dyshuarit, i cili pas ngjarjes është arratisur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit