Vrasja në Hajvali, arrestohet në Londër Xhemail Nuhiu – Nis procesi i ekstradimit

Ka marrë fund arratija e Xhemail Nuhiut, i akuzuar për vrasjen e Muhamet Matoshit në Hajvali të Prishtinës.

Top Channel, duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londer, thotë se përpara kësaj gjykate ka dalë Xhemail Nuhiu, 47 vjeç.

Ai është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës pasi akuzohet se më 11-8-2025 ka vrarë Muhamet Matoshin në Hajvali të Prishtinës.

Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmit të të kërkuare në policinë Metropolitane në Londër.

Njësia e Hetimeve të Përgjithshme, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, kishtë shpallur në këkrim Xhamail Nuhiun.

Mësohet se Nuhiu do të dalë përsëri përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër më  31/10/2025 ora 11:45.

Ai po qëndron në një paraburgim në kryeqytetin britanik.

Nuk dihen rrethanat se si ai u arratis pas krimit nga territori Kosovës për të mbërritur në Britaninë e Madhe. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit