Vrasja në Gjakovë, Policia mbanë konferencë: Në vendin e ngjarjes janë gjetur…

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur mëngjesin e së hënës në Gjakovë.


I plagosuri si shkak i këtij incidenti është Edi Mehmeti, rreth moshës 29-vjeçare, i cili po merr trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.


Lidhur me këtë vrasje, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, në një konferencë për media ka thënë se janë duke ndërmarrë të gjitha masat për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Aktualisht si drejtori jemi tu ndërmarrë masa për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, i cili deri me tani gjendet në arrati”.

Elezi pa dhënë shumë detaje, tregoi edhe cka është gjetur ne vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gezhoja te armës dhe një armë e ftohtë. Jemi në fazën fillestare të hetimeve në mbledhjen e dëshimeve. Dorasi është i njohur për policinë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit