Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet mbi vrasjen e Agim Muharremit, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut, i cili u vra më 11 korrik në hyrje të fshatit Batincë.
Sipas dëshmisë së vajzës së viktimës, E.M. (20), autori i dyshuar, XH.M., e kishte kërcënuar më parë sepse ajo kishte refuzuar të martohej me të.
Mëngjesin e ngjarjes, sipas raportimeve të tetovasot, ai tentoi ta kontaktonte vajzën, por u injorua.
Pak orë më vonë, autori bllokoi rrugën dhe qëlloi me armë ndaj babait të saj, duke e lënë të vdekur.
“A.M. dhe E.M. ishin nisur me veturë drejt shtëpisë së tyre në Batincë, por në hyrje të fshatit, rruga ishte bllokuar nga një veturë tjetër, nga e cila kishte dalë XH.M., i cili ka shtënë me armë në drejtim të A.M. dhe e ka plagosur për vdekje,” thuhet në raport.
Viktima nuk ishte në detyrë në momentin e vrasjes.
Ndërkohë, autori është ende në arrati, dhe policia ka nisur hetime për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë në këtë ngjarje tragjike.






