Vrasja makabre e Bekim Varit në Ferizaj, del para gjykatës i akuzuari

Sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka nisur seanca gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen mizore të Bekim Varit.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë katër dëshmitarë.

Ndërsa në seancën fillestare, Fejza kishte mohuar vrasjen.

“Jo, nuk e kam vra”, kishte thënë ai para trupit gjykues më 28 tetor të vitit të kaluar.

Vrasja në fjalë e pati tronditur Kosovën në fillim të vitit 2025.

27-vjeçari Bekim Vari, nga Ferizaj, ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025.

Trupi i tij u gjet disa ditë më vonë (më 5 shkurt), në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit