Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur rreth 1 javë më parë kur u vra Renis Dobra, 23 vjeç, ndërsa trupi i tij u hodh në liqenin e Shkopetit.
Policia e Shtetit arrestoi mëngjesin e sotmë Petrit Çakrrin alias Hoxhaj dhe Fatjon Bushgjokën, si autorë të dyshuar, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë, News24 ka publikuar një video, që tregon momentet kur autorët e dyshuar kanë ndjekur nga pas viktimën, deri në momentin e rrëmbimit dhe më pas e kanë mbytur me një lak dhe trupin e kanë hedhur në liqenin e Shkopetit.
Nga video e publikuar duket automjeti tip Hundayi i bardhë që e ndjek nga pas shumë pranë banesës së tij, 23-vjeçarin Dobra.
Ndërkohë, automjeti tjetër “Range Rover” i zi ka shërbyer për të vëzhguar rrugën. 23-vjeçari u rrëmbye nga personat që ndodheshin në automjetin Hyundai i bardhë dhe nga ajo që është raportuar deri më tani, rezulton se i janë prezantuar si policë.
Pamjet tregojnë fillimisht ndjekjen nga pas të viktimës dhe më pas kthimin e autorëve në të njëjtën rrugë, pas rrëmbimit të tij.









