Vrasja e papritur e 41-vjeçarit, reagon familjarja e tij: Buzëqeshje që do na mungojë përjetë

Vrasja e papritur e 41-vjeçarit Muhamet Matoshi ka sjellë trishtim dhe dhimbje në Havjali të Prishtinës.

Një familjare e tij ka njoftuar në rrjetet sociale për vdekjen e djalit të xhaxhait të saj.

Ajo e ka përshkruar Matoshin si një shpirt të pastër dhe person të dashur për familjen.

“Dje gjate oreve te natës u nda nga jeta djali i axhës tonë i dashur. Një shpirt i pastër dhe një buzëqeshje që do të na mungojë përjetë”, tha ajo në postim. “Zoti e mëshiroftë, e shpërbleftë me xhenet dhe i dhëntë paqe të përjetshme. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall”.

Muhamet Matoshi u vra të hënën rreth orës 22:00 në Hajvali të Prishtinës.

I dyshuari për vrasjen e rëndë, Xhemajl Nuhiu, ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit