spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Vrasja e kunatit me 10 plumba, djali i të dyshuarës thotë se motiv i aktit qe xhelozia

Djali i N.M, e cila dyshohet se vrau kunatin e saj me 10 plumba ditë më parë në lagjen ”Kodra e Trimave”, ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë lidhur me raportet mes tyre, të cilat rezultuan me pasoja fatale.

Ai në rrëfimin e tij ekskluziv, ka thënë se axhi i tij tashmë i ndjerë, asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën e tij, siç kishte deklaruar ajo në Prokurori.

”Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin e kemi pasë të shkëlqyer”.

”Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndje si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë”.

”Ma herët kemi jetu bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pi bashkë me të”.

”Ai e ka pa që zhurmat që janë kriju nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit”.

Ju s’e keni dëshmuar ndonëjherë ndonjë konflikt verbal të axhës me nënën tuaj?

”Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënu nanen tem. Mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentu me sulmu fizikisht nanen tem”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit