spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Vrasja e gruas nga i biri në Restelicë, dëshmia tronditëse e banorit: E ndjera shprehte vazhdimisht frikë nga djali

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Sipas dyshimeve, F.B., rreth 30 vjeç, dyshohet se e ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B.

Një nga banorët e fshatit, i ka rrëfyer Klan Kosovës detaje shqetësuese për situatën në familje.

Sipas banorit, e ndjera nuk ishte parë të lëvizte që nga dita e djeshme, ndërsa nga bisedat që kishte pasur më herët me të, ajo kishte shprehur vazhdimisht frikë nga i biri. Ai ka thënë se, bazuar në këto rrëfime, ekziston dyshimi se djali mund të ketë ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj saj, megjithëse kjo nuk është e konfirmuar dhe mbetet vetëm në kuadër të asaj që është dëgjuar nga bisedat me banorët e fshatit.

“Zonjën s’e kishte parë të lëvizte nga dita e djeshme. Nga informatat që kishte pasur dhe nga bisedat e njëjta, ajo kishte shprehur vazhdimisht se ka frikë nga i biri. Mbase i njëjti mund të ketë ushtruar dhunë fizike vazhdimisht mbi të. Këtë se dimë, por po bazohemi në bisedën që e patëm me këtë banor të fshatit”, ka deklaruar gazetarja Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit