Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg Gjon Shkambin

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Gjon Shkambin, i arrestuar si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë, duke e lënë atë në burg. Po ashtu në masën e arrestit me burg do të vijojë të qëndrojë edhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit ditën e krimit.

Gjyqtari Kalaja u vra mesditën e 6 tetorit në sallën e gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi, pasi shpalli një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.

Krahas gjyqtarit, Shkambi qëlloi edhe ndaj Rakip dhe Elvis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në këtë proces gjyqësor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit