spot_img
spot_img
Monday, March 2, 2026
spot_img
spot_img

Vrasja e Elgi Pashollarit në Tiranë, kapet në Tropojë autori i dyshuar

Policia e Shtetit ka arrestuar në Tropojë autorin e dyshuar të vrasjes së të riut Egli Pashollari në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit të koduar “Distanca”, i finalizuar nga Policia dhe Prokuroria e Tiranë, u bë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit Gazment Bucpapa, 40 vjeç.

Ai dyshohet se më datë 20.02.2026 ka vrarë me thikë 32-vjeçarin Egli Pashollari, gjatë një konflikti në rrugë, në zonën e ish-parkut në Tiranë.

Sipas policisë, 40-vjeçari u mbajt në mbikëqyrje teksa fshihej në një banesë në vendlindjen e tij, në Tropojë, ku më pas u bë arrestimi i tij.

“Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit