spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Identifikohet automjeti i autorëve, u larguan drejt aksit Elbasan-Librazhd

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 43-vjeçarit Edmond Hyka alias Mondi Mahalla i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Ai u qëllua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij, karburantit “Xhaxhi Oil” në Unazën Jugore të qytetit. Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Elbasanit ndodhi rreth orës 20:35.

Mësohet se automjeti i ekzekutuesve është një “Audi” ngjyrë e zezë. Atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Viktima rezulton të jetë me të shkuar kriminale, pasi mësohet se Mëhalla ka qenë i proceduar penalisht për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Sa i takon atentatit sonte, bëhet me dije se sapo Mëhalla kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, është qëlluar me tre plumba, dy prej tyre në kokë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit