spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Vrasja e 28-vjeçares shqiptare në Gjermani, mediumi gjerman jep detaje (FOTO)

Një grua shqiptare mbeti e vrarë në rrethana tragjike në Gjermani më 5 qershor.

Të paktën kështu ka raportuar KK të cilët kanë publikuar edhe fotografinë e të ndjerës.

Mediumi gjerman ‘Bild‘ ka raportuar për ngjarjen e ndodhur në Wadern të Gjermanisë.

Sipas raportimit të këtij mediumi, trupi i së ndjerës është gjetur pranë një pylli në autostradën në mes Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer një shtetas gjerman, 34-vjeçar, i cili u arrestua pasi ishte në arrati.

Shtabi i Policisë së Trier njoftoi: “Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”.

Gruaja e vdekur u gjet të enjten rreth orës 5:30 të mëngjesit. Aktualisht nuk ka informacion zyrtar në lidhje me lëndimet specifike të gruas apo shkakun e saktë të vdekjes. Sipas policisë, e ndjera është e njohur vetëm për autorin e krimit.

Policia të njëjtit i kanë gjetur edhe armë, ku i njëjti gjendet në paraburgim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit