– Një vrasje ka ndodhur të dielen mbrëma në Vushtrri.
Viktima e këtij rasti është A.Z, 19 vjeçar.
Lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar, B.D i moshës 19-vjeçare.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni, tha se i dyshuari është intervistuar.
“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen”
“Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, shtoi Preteni.
Preteni ndër të tjera tha se brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit






