spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

‘Vrasësi shumë i gjatë, i veshur me të zeza”, zbardhen të tjera detaje nga krimi që tronditi Athinën

Te tjera detaje janë publikuar nga mediat greke mbi krimin e ndodhur në një nga lagjet e qeta të Athinës, ku me 5 plumba u ekzekutua një burrë rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar nga autoritetet.

Vrasësi i kishte të mbuluara tiparet e fytyrës dhe u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes, edhe pse dyshohet se disa metra më larg ai ka përdorur një motorccikletë për t’u arratisur.

‘Vrasësi shumë i gjatë, i veshur me të zeza”,

Viktima është qëlluar të paktën pesë herë, tre prej të cilave i ka marrë në qafe dhe një në gjoks, plagë që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

‘Vrasësi shumë i gjatë, i veshur me të zeza”,

“Dëgjuam të shtënat, pamë autorin duke ikur me vrap”, thotë një banor i zonës, sipas mediave greke.

Një tjetër banore zbuloi se e pa autorin të largohej nga vendi i ngjarjes menjëherë pas ekzekutimit. “Dolëm jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur, kuptuam se kishte të shtëna me armë zjarri. Kishte të paktën pesë ose gjashtë, e para ishte një ‘shpërthim’ dhe të tjerat pasuan njëra pas tjetrës. Po përpiqeshim të kuptonim se nga vinin të shtënat me armë zjarri.

‘Vrasësi shumë i gjatë, i veshur me të zeza”,

Një vajzë më tha se ‘ndodhi këtu poshtë, te farmacia”, thotë banorja.

Një banor tjetër tregon se autori i krimit ishte një burrë shumë i gjatë, veshur me të zeza, rroba të ngushta, dhe kokën e mbuluar.

‘Vrasësi shumë i gjatë, i veshur me të zeza”,

Një dëshmitar tjetër theksoi “isha 300 metra larg vendit të ngjarjes. Dëgjuam rreth pesë të shtëna me armë zjarri, në fillim mendova se ishte ndonjë shkarkim nga një motoçikletë. Në fillim nuk i kushtuam vëmendje, por kur shkuam të shikonim, pamë një burrë të mbuluar me të zeza nga lart poshtë duke vrapuar drejt Giavasit. Nuk e pashë të vdekurin, vetëm autorin e krimit.”

‘Vrasësi shumë i gjatë, i veshur me të zeza”,

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit