Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrirsë, Xhafer Tahiri, në shoqërimin edhe të bashkshortes së tij ka hedhur votën në qendrën e votimit në Stanoc të Poshtëm.
“Me dashuri për Vushtrrinë, me besim në njerëzit e mirë, bashkë me Igballen votuam me bindjen se çdo votë është përgjegjësi dhe shpresë për qytetin tonë të zemrës.” ka shkruar Tahiri.









