Një 103 vjeç, qytetar i Republikës së Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.
103 vjeçari ka votuar në fshatin Tërnavë të Podujevës.
Sipas disa raportimeve, shohim që mosha e tyre nuk po paraqet pengesë që ata të dalin dhe të votojnë.
Paradite ishte edhe një 94 vjeçar që ishte duke pritur në radhë për të votuar.








