Ka nisur dhe po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga diaspora, të cilat janë votuar në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës jashtë vendit.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 13 nga gjithsej 47 vendvotime, ndërsa rezultatet po përditësohen në platformën zyrtare të rezultateve.
Sipas përqindjeve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 83.82%, e ndjekur nga PDK me 7.49%, LDK me 5.97% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.60%.
Në procesin e vlerësimit janë përfshirë rreth 42 mijë fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 40,414, ndërsa 1,447 janë refuzuar.
Sipas KQZ-së, arsyeja kryesore e refuzimit të pakove është mungesa e dëftesës së regjistrimit në mbi 1,300 raste, dokument ky i domosdoshëm për identifikimin e votuesit.










