Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj në Kosovë.
Von der Leyen gjatë qëndrimit në Prishtinë është takuar edhe me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Takimi me Kurtin është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ndërsa pas përfundimit të tij, Kurti dhe Von der Leyen pritet të mbajnë konferencë për media.
Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë është pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor.








