spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Vjosa Osmani viziton trenjakët e lindur në ndërrimin e motmoteve

Presidentja thekson rëndësinë e mbështetjes për nënat dhe familjet, duke e quajtur çdo lindje investim për të ardhmen e vendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar dje në spital trenjakët e lindur në ndërrimin e motmoteve, një ngjarje e veçantë që ajo e cilësoi si “bekim të rrallë” dhe një fillim simbolik të vitit të ri, plot shpresë dhe jetë.

Vizita u realizua me ftesë të nënës së re, Fjolla Ibrahimi Starabaja. Në dhomën ku qëndronin foshnjat, Osmani tha se kishte ndjerë dashuri, forcë dhe përkushtim. Përveç trenjakëve, në të njëjtën dhomë ndodheshin edhe dy foshnja të tjera, nënat e të cilave kishin lindur për herë të tretë, duke dëshmuar, sipas saj, se familja mbetet vlera më e fortë e shoqërisë sonë.

Presidentja vlerësoi përkujdesjen profesionale të personelit mjekësor dhe theksoi se trenjakët po rriten të rrethuar nga dashuria e pakushtëzuar e nënës dhe familjes së tyre.

“Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë të përbashkët. Prandaj është me rëndësi që mbështetja për nënat, fëmijët dhe familjet të vazhdojë,” u shpreh Osmani.

Ajo uroi që fëmijët të rriten me shëndet, dashuri dhe siguri, duke shtuar se çdo nënë duhet të ndihet e mbështetur, e respektuar dhe e vlerësuar nga shoqëria dhe institucionet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit