Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Stanoc të Poshtëm të Vushtrrisë, prej nga ka përcjellë një mesazh për unitet dhe bashkëpunim.
Përmes një postimi, Osmani ka thënë se qytetarët po e presin me ngrohtësi dhe besim në çdo takim që po zhvillohet në Kosovë, duke theksuar se njerëzit janë lodhur nga “zhurma, propaganda dhe politika e fajësimit”.
Sipas saj, qytetarët po kërkojnë më shumë bashkim, qetësi dhe një rrugë që i afron njerëzit mes vete, e jo që i ndan.
“Shpresa më e madhe që po shohim në çdo takim është bindja se Kosova mund të bëhet shumë më mirë, kur njerëzit vendosin të ecin bashkë”, ka shkruar Osmani.









