spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Vjosa Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t’i drejtohet ZRrE-së

Vetëm një vit pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 16%, KESCO ka dorëzuar një kërkesë të re për shtrenjtim, këtë herë prej rreth 21%.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë qëndrim kundërshtues ndaj çdo rritjeje eventuale të tarifave. “Në rast se do të ketë ndryshime apo rritje të tarifave, qëndrimi ynë do të mbetet i njëjtë, ashtu siç ka qenë në çdo rast kur çështja e rritjes së çmimeve ka qenë në diskutim,” tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes, duke shtuar se komentet zyrtare do të dorëzohen sapo të hapet thirrja publike.

Ky qëndrim pritet të jetë i njëjtë me atë të vitit të kaluar, kur Presidenca kundërshtoi rritjen e çmimeve për vitin 2025, duke argumentuar se një vendim i tillë ishte në kundërshtim me kornizën ligjore dhe nuk merrte parasysh situatën ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.

Dokumenti presidencial i vitit 2025 theksonte se ZRrE ka obligim parësor mbrojtjen e konsumatorit dhe se rritja e tarifave nuk mund të konsiderohet zgjidhje për problemet strukturore të sektorit energjetik. Ai paralajmëronte ndikimin negativ të shtrenjtimit në ekonomi, duke përfshirë rritjen e inflacionit, kostos së jetesës dhe goditjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Sipas të dhënave të Presidencës, rritja kumulative e çmimit të energjisë në katër vitet e fundit ka arritur pothuajse 126%, me periudha shtrenjtimesh të lidhura ngushtë me normat e larta të inflacionit. Po ashtu, mungesa e transparencës së operatorëve energjetikë ka vështirësuar vlerësimin e nevojës reale për rritje tarifash, duke përfshirë raportet jo të publikuara të humbjeve dhe kostove të KESCO-së dhe KEK-ut.

Në vend të rritjes së çmimeve, Presidenca kishte propozuar masa alternative, si subvencionimi i energjisë për kategoritë më të prekura, reduktimin e përkohshëm të TVSH-së për energjinë, kufizimin e humbjeve të lejuara të operatorëve dhe krijimin e skemave për pagesa me këste.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit