Vjosa Osmani, infuzioni që riktheu LDK-në në skenën politike

Shkruan: Ismet Haziri

Mbyllja e kutive të votimit është gjithashtu një tregues i qartë se populli i Kosovës, e në veçanti votuesi i saj, po flet përmes votës së lirë. Mesazhi që del nga shpërndarja e votës në katër subjektet kryesore parlamentare shqiptare është se Kosova nuk duhet dhe as nuk mund të qeveriset nga një subjekt i vetëm politik. Kjo shpërndarje e votës flet për nevojën e bashkëpunimit, unitetit dhe ndërtimit të institucioneve mbi bazën e konsensusit.

Këto zgjedhje dëshmuan se qytetarët nuk po kërkojnë dominim politik, por përfaqësim më të balancuar dhe përgjegjësi më të madhe nga të gjitha forcat politike. Pikërisht ky pluralizëm është një shenjë e shëndetshme e demokracisë sonë.

Një nga veçantitë e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i AAK-së, e cila me Ardian Gjinin arriti të shënojë një sukses të rëndësishëm, duke u bërë një nga surprizat më pozitive të garës zgjedhore dhe duke dëshmuar se angazhimi në nivel lokal mund të shndërrohet në besim qytetar edhe në nivel më të gjerë politik.

Po ashtu, vëmendje të veçantë meriton edhe rikthimi i LDK-së. Duke pasur parasysh se kjo parti e nisi garën nga një pozitë jo e favorshme dhe me një elektorat të demobilizuar, shumëkush e konsideronte atë në një gjendje të vështirë politike. Megjithatë, rikthimi i Vjosa Osmanit në afërsi të elektoratit tradicional të LDK-së shërbeu si një infuzion i fuqishëm për mobilizimin e votuesve. Ky zhvillim duhet të jetë një sinjal për votuesin pasiv të LDK-së që në zgjedhjet e ardhshme të jetë më aktiv dhe më i angazhuar në proceset demokratike.

Mbi të gjitha, rezultati i 7 Qershorit duhet të lexohet si një thirrje për bashkëpunim. Qytetarët e Kosovës kanë treguar se nuk e shohin të ardhmen e vendit në përjashtimin e njëri-tjetrit, por në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet forcave politike. Vota e tyre është një mesazh për unitet, përgjegjësi dhe kulturë më të lartë politike.

Kosova ka nevojë për politikë që bashkon e jo që përçan, për lidership që ndërton e jo që shkatërron, dhe për institucione që vendosin interesin shtetëror mbi interesat partiake.

Qytetarët kanë folur me votën e tyre. Tani është radha e politikës ta dëgjojë mesazhin e tyre dhe ta kthejë atë në stabilitet, zhvillim dhe perspektivë për vendin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit