Vjosa Osmani ia “merr” një kuadro Kurtit

Vjosa Osmani ka paralajmëruar për një bashkim të mundshëm me Jeta Statovcin, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.


Osmani me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se me Statovcin e nisën bashkë rrugëtimin për në Kuvendin e Kosovës dhe se bashkë me të po “vazhdojnë drejt Kuvendit”.

“Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara. Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.


Jeta Statovci ishte deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit