Presidentja Osmani u shpreh mirënjohëse përmes një postimi në Facebook, për kontributin e diasporës dhe theksoi se ata janë pjesë e pandashme e zhvillimit të vendit.
Kjo deklaratë vjen pas pritjes që ajo organizoi të enjten për mërgimtarët që kishin ardhur në Kosovë nga vende të ndryshme të botës.
“Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme! Faleminderit”, shkroi Osmani.








