spot_img
spot_img
Friday, March 6, 2026
spot_img
spot_img

Vjen reagimi i LDK-së pasi Osmani shpërndau Kuvendin dhe e çoi vendin në zgjedhje

Vjosa Osmani, ka bërë të ditur për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe njoftoi për dërgimin në zgjedhje të parakohshme të vendit për shkak të zgjedhjes së Presidentit, ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.


Abdixhiku, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka thënë se mbështet dhe mirëpret, sipas tij, dekretin dhe qëndrimin e Presidentes.

Nga ana e LDK-së, sipas statusit të Abdixhikut, partia e tij do ta vlerësojë me përgjegjësi dhe qartësi kushtetuese këtë vendim.

Statusi i Abdixhikut:

Mbështes dhe mirëpres, siç edhe pritej, dekretin dhe qëndrimin e Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani Sadriu, për shpërndarjen e Kuvendit. LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar në këtë vendim nga ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të Republikës.

Dështimi politik, bashkë me tendencat e rrezikshme të imponimit e improvizimit, nuk mund të prodhojnë as debate artificiale politike e as zvarritje procedurale që do ta shndërronin Republikën tonë në një vend pa norma dhe pa rregulla.

Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike. Zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së.

Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual. Tani vendimi i takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit