Vjen reagimi i KFOR-it pas rrëmbimit të serbit në veri

Edhe KFOR ka reaguar pas plagosjes dhe rrëmbimit të qytetarit serb me shtetësi kosovare brenda territorit të Kosovës që ndodhi të shtunën.

KFOR-i ka deklaruar se situata e sigurisë përgjatë Vijës Administrative (ABL) është e qetë.

Tutje, sipas KFOR-it, policia ka nisur hetime dhe se janë në kontakt.

“Ne jemi në dijeni për këto raportime. Situata e sigurisë përgjatë Vijës Administrative (ABL) është e qetë. Policia e Kosovës (PK) ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë çështje me disa entitete, përfshirë KFOR-in. PK ka koordinuar aktivitetet përkatëse në anën e Kosovës të ABL-së me KFOR-in. Për çdo koment të mëtejshëm, ju referoj Policisë së Kosovës.”, tha KFOR-i.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit