spot_img
spot_img
Friday, January 23, 2026
spot_img
spot_img

Vjedhje xhentëlmene

Kimete Berisha

(Edhe ankesa është e vjedhur)

Hajnat u ankuan

se ua vodhën

votën që e kishin vjedhur vetë.

Vjedh shtëpinë.

Vjedh xhaminë.

Vjedh dashurinë.

Shqiptarët.

Në zyrën e numërimit, hajnat në panik:

Hajni 1: Ku i kam votat?

Hajni 2: I mora unë, se më takonin.

Hajni 1: Po ishin të miat!

Hajni 2: Edhe mua m’i morën të miat.

Hajni 3: Kush m’i vodhi votat e vjedhura?

Komisioneri: Ju lutem qetësi. Po vidheni me radhë.

Njëri numëronte vota.

Tjetri numëronte zhdukjen e votave.

Dialog në qendrën e numërimit:

– Sa vota i kam?

– Aq sa të ka lënë kolegu yt.

– Kush m’i mori?

– Demokracia e brendshme.

– A ka prova?

– Po. Je ti pa vota.

– Ky është krim!

– Jo. Është rregullore e heshtur.

– A ankoheni?

– Pështyj dhe bjeri fytyrës.

Ramushi u ankua se hajnat e partisë së tij

ia kanë vjedhur votat njëri-tjetrit.

Kush është ai trim që guxoi t’ia vjedhë dy vota Komandantit!

E vjedhën popullin.

Pastaj e vjedhën edhe vjedhjen.

Vjedhja u bë me marrëveshje xhentëlmene me komisionerët… pa dhunë.

Me kulturë.

Demokracia shqiptare është si tryezë e hapur:

të gjithë hanë,

por dikush gjithmonë ha edhe lugët.

Si çdo herë, e para në çdo gjë:

Partia Demokratike e para edhe në vjedhje.

Kur vjedh kjo parti … vjedh me themel.

Ta fikë derën e shtëpisë, në variantin më të lehtë,

të lë pa u bërë deputet.

Jo si të tjerët që vjedhin për simbolikë a mbijetesë…

këta vjedhin për nasihat kombëtar dhe qiellor.

E sheh?

Pa e shkatërruar veten,

nuk mund ta shkatërrosh askënd.

Dashuria po më dhimbset…

se të tjerat u vjedhshin krejt.

P.S.

Mos shko.

AUTOKRITIKË

Shko.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit