Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave në komunën e Klinës.
Në kuadër të hetimeve, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve disa komisionerë dhe kryesues të vendvotimeve. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në këtë komunë.
Ja emrat e 7 të arrestuarve:
Veton Gjergjaj, kryesues në grup nga partia LVV.
Syl Mustafaj, staf teknik në një shkollë në Klinë, kryesues në grup nga LDK.
Adnan Zeneli, zyrtar i financave në Komunën e Klinës, kryesues në grup nga AAK.
Anita Mulaj, kryesuese në grup nga LVV.
Diamant Berisha, kryesues në grup nga PDK.
Kujtim Krasniqi, kryesues i subjektit politik PDK.
Valerina Gashi,, kryesuese në grup nga LVV.
Ketë operacion po e udhëheq Prokurori i Krimeve të Rënda, Ersan Qavolli.
Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit pritet të paraqesë kërkesë në gjykatën kompetente për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.
Prokuroria në Pejë ka theksuar se, në koordinim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e integritetit të votës dhe për ndjekjen e personave që dyshohen për përgjegjësi penale.










