Vizita pas dënimit, vëllai i Thaçit: Vendimi nuk ia ka humbur besimin

Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit në Hagë, pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara.

Pas takimit, Idriz Thaçi ka thënë se ish-presidenti vazhdon të jetë stoik dhe se vendimi nuk ia ka lëkundur besimin.

Sipas tij, Thaçi u ka bërë thirrje familjarëve, miqve dhe qytetarëve që të vazhdojnë të besojnë dhe të presin zhvillimin e mëtejmë të procesit gjyqësor.

“Ishte mirë dhe stoik. Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin”, ka deklaruar Idriz Thaçi.


Ai ka shprehur pritjen që vendimi të ndryshohet në shkallën e dytë.

“Presim që kjo padrejtësi të korrigjohet në shkallën e dytë”, ka shtuar Idriz Thaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit