Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici – ja çka deklaroi

Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në kuadër të hetimeve për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Sipas A2 CNN, gjatë dëshmisë së saj Fara ka deklaruar se producenti Adrian Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot.

Po ashtu, sipas këtij raportimi, këngëtarja ka thënë se nuk kishte dijeni për ekzistencën e kamerave të vendosura në banesë.

Dëshmia e saj është marrë në kuadër të hetimeve për mënyrën se si janë regjistruar, publikuar dhe shpërndarë materialet intime.

Deklarimet e Farës janë pjesë e hetimit dhe nuk përbëjnë përfundim të autoriteteve për përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e regjistrimit, burimin e materialeve dhe mënyrën se si ato kanë përfunduar në internet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit