spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

VIDEO | Vuçiq sërish nervozohet me gazetarët serbë: Çka ka me qesh për juve? Bir, mëso disa sjellje!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u përfshi në një përplasje të re me gazetarët, këtë herë, si edhe shumë herë më parë, në shënjestër ishin gazetarët e mediave të pavarura serbe Nova dhe N1.

Në fakt, presidenti foli për sulmin ndaj përfaqësuesit të “studentëve që duan të mësojnë”, Milosh Pavloviq, duke e krahasuar me ngjarjen kur një studente në Novi Sad u sulmua dhe iu thye nofulla.

“Më shpjegoni pse ata djem në Novi Sad kaluan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan me organizim, me qëllim, me vetëdije, kanë vepra penale nga pakujdesia…”, pyeti ai.

Kur gazetarët u përpoqën të përgjigjeshin se edhe ata mund të japin shpjegime, ai iu përgjigj “përsëri ju duket diçka qesharake. Juve nga N1 dhe Nova S. Mua jo. Mësohu të sillesh më mirë, bir. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq”.

Gazetarja Zhaklina Tataloviq publikoi një video në llogarinë personale në platformën X, me një koment ku përshkruan momentin si të tensionuar dhe të pakëndshëm.

“Vetëm u pamë me @novinarupenziji dhe bëmë shenjë që mund të shpjegojmë, por presidenti na bërtiti, u zemërua, iku dhe asgjë nga pyetjet”, shkroi ajo.

Ndryshe, gazeta nova dhe N1 llogariten si ndër mediumet e vetme të pavarura në Serbi, të cilat Vuçiq nuk ka arritur t’i fut nën kontroll.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit