Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se kishte dëmtuar urën e Krimesë me eksplozivë nënujorë. Inteligjenca ukrainase ndau gjithashtu një video që tregon shpërthimin.
“Mbështetëset e kolonës nënujore u dëmtuan rëndë në nivelin më të ulët,” pohoi SBU.
Operacioni është rezultat i punës “disa mujore”, njoftoi SBU, duke shtuar se 1100 kg eksploziv u shpërthyen mëngjesin e sotëm në orën 4:44 të mëngjesit pa viktima civile.
Ukrainasit kanë sulmuar rëndë urën e Krimesë disa herë deri më tani
Ura e Krimesë, e cila lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, ka qenë vazhdimisht objektiv i sulmeve ukrainase gjatë luftës.
Në tetor 2022, një shpërthim i fuqishëm shembi një pjesë të seksionit rrugor të urës dhe ndezi një tren me karburant në seksionin hekurudhor, duke vrarë pesë persona. Në gusht 2023, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) Vasiliy Malyuk e quajti sulmin “një nga realizimet” e SBU, duke shtuar se kontrabandistët rusë ishin përfshirë padashur në operacion.
Më 17 korrik 2023, Ukraina sulmoi sërish urën, këtë herë me një dron eksperimental detar të quajtur “Sea Baby”, i cili mbante 850 kilogramë eksploziv. Në atë sulm mbetën të vrarë dy civilë dhe u plagos vajza e tyre e mitur.
СБУ провела нову унікальну спецоперацію і втретє вразила Кримський міст — цього разу під водою!
— СБ України (@ServiceSsu) June 3, 2025
Операція тривала декілька місяців. Агенти СБУ замінували опори цього незаконного об’єкта.
➡️ https://t.co/Rf4fR7QDXk pic.twitter.com/wgsS4HoCbc








