[VIDEO] Skena të tmerrshme në Obiliq, publikohen pamjet e aksidentit të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Obiliq të martën në mesditë, si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve.

Dy vetura janë përplasur përballë me njëra-tjetrën, tregojnë pamjet e publikuara nga portali Io.

Njëra prej vetura ndodhej në tejkalim derisa përballë saj, në të njëjtin shirit, po lëvizte automjeti me të cilin ajo u përplas. Përplasja ndodhi në territorin e një pike të karburanteve pasi dy automjetet u përpoqën të shmangnin përplasjen, por shkuan në drejtim të njëjtë.

Nuk është raportuar për viktima.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit