spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

VIDEO/ Rama përplaset me disa qytetarë pas daljes nga mbledhja me banorët e Durrësit

Pas rreth dy orësh mbledhje në bashki me banorët që banesat e tyre preket nga projekti TID, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pati një bisedë konstruktive, por sqaroi se projekti do të shkojë para dhe nuk do të ndalet.

Ndërkohë në ambientet e jashtme të bashkisë, Rama u prit thirrje protestuese nga disa qytetarë, që pretendojnë se preken po ashtu nga ky projekt.

“O hajdut”, iu drejtuan ata ndërsa Rama u tha se ata s’kanë lidhje, dhe se janë “PD”, duke nënkuptuar se janë të nxitur politikisht për të qenë aty.

“Çfarë qytetarësh, ju jeni partia demokratike, këta janë qytetarët, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam… “, tha Rama duke iu drejtuar atyre.

“Me 34 qytetarë të Durrësit, përfaqësues të familjeve që kanë këtë problematikë kemi folur rreth dy orë e gjysmë, ata e kanë hallin dhe me ta kemi folur, një bisedë konstruktive me opinione të ndryshme, ndërkohë që 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë as qytetin por hallin e një 80 e kusur vjeçari të rrjedhur nga çdo lloj rruge e arsyes, krijojnë situata qesharake dhe tregojnë se ku është katandisur ajo farë partie.

Sa i përket problemit të vërtetë të qytetarëve kemi rënë dakord si do shkojmë përpara qoftë me atë verifikim të nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera kulturore, qoftë për dëmshpërblimin. Do ketë prishje, projekti nuk do ndalet, por do bëjmë verifikime për disa shtëpi që janë trashëgimi kulturore të pretenduara, dhe një grip shtëpish që nuk kanë marrë regjistrim në hipotekë pavarësisht se janë aty prej shumë vitesh. Kemi diskutuar atje brenda edhe çështjen e çmimit dhe do duhet të shohim referencat e reja”, tha Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit