Një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit të Haifës është goditur drejtpërdrejt në një valë të re sulmesh raketore iraniane, ka konfirmuar organizata izraelite e kërkim-shpëtimit ZAKA.
“Goditje direkt në një ndërtesë në Haifa. Ekipet e distriktit verior ZAKA janë rrugës për në vendngjarje,” tha organizata.
Shërbimi i urgjencës Magen David Adom njoftoi se dy persona u dërguan në spital me plagë nga predha. Policia u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e shërbimeve në terren.
⚡️⭕️Haifa pic.twitter.com/FjDz6ftZmB
— Middle East Observer (@ME_Observer_) June 15, 2025
Policia izraelite konfirmoi se një raketë iraniane goditi një nga vendbanimet në qytetin Haifa, në bregun verior të vendit.
Dëshmitarët e Reuters raportuan se shpërthime po dëgjoheshin aktualisht mbi Tel Aviv dhe Jerusalem.
Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura iraniane publikuan një video në të cilën u bënin thirrje qytetarëve izraelitë të largoheshin nga “zonat jetike”, raportoi Reuters.
Linja ajrore izraelite El Al zgjati pezullimin e të gjitha fluturimeve deri të enjten, 19 qershor.
⚡️⭕️Haifa pic.twitter.com/FjDz6ftZmB
— Middle East Observer (@ME_Observer_) June 15, 2025








