Një tjetër video e fortë po bën xhiron e rrjetit, duke ndezur një debat të ri dhe shumë të rëndë mbi raportin e shumëpërfolur mes Mirit dhe Selinës.
Gjatë një diskutimi ballë për ballë mes Selinës dhe Gimbos, ky i fundit i ka rrëfyer asaj një prapaskenë tronditëse që i është thënë nga Rogerti, duke zbuluar pretendime të forta që vijnë nga Miri.
Sipas Gimbos, Miri ka përdorur “gjuhën e syve” për t’i lënë të kuptohet Rogertit se ka pasur afrimitet fizik dhe prekje të guximshme nga ana e Selinës.
“Rogerti më ka thënë që Miri, demek, i ka thënë Rogertit me gjuhën e syve që ‘mua më ka prek Selini’,” – dëgjohet t’i thotë Gimbo asaj.
Kjo deklaratë, e cila aludon për prekje në pjesët intime, pritet të hapë një përplasje të ashpër mes banorëve.
Mbetet për t’u sqaruar nëse ky është vërtet një pretendim i qëllimshëm i Mirit për të dëmtuar Selinën, apo një keqkuptim total nga “gjuha e syve” e interpretuar nga Rogerti.









