Shoferët që kalojnë shkretëtirën e Saharasë janë përballur me tufa masive karkalecash.
Karkalecat, të cilët lëvizin me ndihmën e erërave, mund të udhëtojnë deri në 160 kilometra në ditë.
Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, karkalecat dhe veçanërisht karkalecat e shkretëtirës konsiderohen dëmtuesit më shkatërrues migratorë në mbarë botën.









