Vetura godet një fëmijë në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në spital

Një fëmijë ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe një këmbësori në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, i cili ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 12:00.

Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.


“Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në konfirmim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit