Veton Surroi, publicist dhe shkrimtar, ka shkruar edhe vazhdimin e katërt të esezë polemizuese në lidhje me Konferencën e Rambujesë.
Në shkrimin e tij, që është ese kritike ndaj librit të akademik Arsim Bajramit, Surroi ka theksuar se Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ishte një figurë polarizuese në Konferencën e Rambujesë.
“Jakup Krasniqi ishte fytyra e UÇK-së që lidhet me unitet, konsensus politik dhe përgjegjësi për momentin historik në Rambouillet. H. Thaçi, i cili ishte fytyra e polarizimit, një ditë para fundit të konferencës dha dorëheqje në përpjekje për të dështuar konferenca” – ka shkruar Surroi në KOHA.









