Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në orën 19:00 shefja e GP-së së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për media.
Këtë informatë e dha Haxhiu derisa ndodhet në një konferencë për media, ku u kërkoi gazetarëve që çështjet që lidhen me pozitën e presidentit të adresohen në konferencën e orës 19:00.









