spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Vetëm Rilindja Kombëtare ka vlerë të barabartë me kastriotizmin

Shkruar nga Spartak Ngjela

Por kur flitej shqipja e lashtë në Athinën klasike; emri Greqi nuk ekzistonte fare në histori.

I.

Gjergj Kastrioti me heroizmin dhe luftën e tij kundër Perandorisë Osmane na dha qartë mendimin doktrinar që Arbëria është atdheu i të gjithë shqiptarëve, dhe sot kjo doktrinë kastriotiane është në themelin e të dy shteteve shqiptare: Shqipëria dhe Kosova.

Kurse sot të gjithë historianët dhe intelektualët ndërkombëtarë që lexojnë historinë e Shqipërisë, duke filluar nga Piroja i Epirit tek Gjergj Kastriot Skënderbeu; dhe nga Gjergj Kastrioti tek Rilindja Kombëtare – i mahnit fakti i një vullneti të lartë krenar për Shqipërinë dhe dashurinë e pamasë për gjuhën shqipe.

Dhe shqiptarët sot janë krenarë që ata kanë kaluar në një luftë frontale 500 vjeçare kundër Perandorisë Osmane.

Edhe pushtimi osman duhet ta theksojmë se ka qenë në fakt histori prej një pushtuesi aziatik, i hedhur me forcë kundër gjuhës shqipe.
Dhe kjo ka qenë në historinë tonë një luftë e madh patologjike që osmanët ngritën kundër gjuhës shqipe. Ata verëm në Shqipëri nuk lejuan shkolla me gjuhën tonë.

Lufta e osmanëve kundër gjuhës shqipe ishte në fakt një doktrinë e studiuar Osmane dhe e ngritur me sistem force për zhdukjen e gjuhës shqipe. Dhe këtë luftë kundër gjuhës shqipe osmanët e gjetën në analet e historisë kur pushtuan Kostandinopojën.
Sepse as në Bizant nuk e lejoi që gjuha shqipe të mësohej nëpër shkolla.

Kjo sepse edhe në Bizant dihej që gjuha shqipe lshte në fakt e vetmja gjihë me të cilën shpjegohet Iliada e Homerit dhe që kjo tregonte që vetë Athina e lashtë u krijua me anë.të shqipes së.lashtë, së cilës në mënyrë të falsifikuar i thonë greqishte e lashtë.

Por kur flitej shqipja e lashtë në Athinën klasike; emri Greqi nuk ekzistonte fare në histori.
Por ishte historiani dhe gjuhëtari i madh Aristidh Kola ai i cili; nga botimi i parë i Iliadës në Athinën e lashtë; nxori dhe vërtetoi mijëra fjalë shqipe dhe vërtetoi se greqishtja e vjerër mund të shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe dhe nuk ka lidhje fare me greqishten e kohës sonë, e cila nuk vjen fare nga Greqishtja e Vjetër e Homerit, Aristotelit dhe Platonit.

Dhe kjo ka qenë arsyeja që të gjithë: sëllavë dhe gtekë u hodhën kundër gjuhës shqipe; por nuk i bënë dot asgjë; prandaj ajo sot po zë vendin e vet historik si gjuha e parë e Evropës.
Por duhet të theksojmë se edhe osmanët me këtë rrugë kundër gjuhës shqipe u rreshuan; por shqipja shpëtoi paq edhe prej tyre, dhe sot është në shkëlqimin e saj të vërtetë; dhe prandaj i ka trembur të gjithë antishqiptarët.

Por osmanët nuk i bënë dot asgjë gjuhës shqipe, e cila deri në vitin 1913 u zhvillua shkencërisht nga arbëreshët e Italisë, ku lindi dhe u zhvillua edhe vetë Rilindja Kombëtare.

II.
Madje na duhet të theksojmë se koha tani e ka provuar se ngritja e lartë e intelektit historik të Rilindjes Kombëtare, e cila me studime të thella kishte arritur në mendimin se “vlera e madhe historike e gjuhës shqipe do të sjellë në historinë e ardhshme Arbërinë moderne”.
Dhe në fakt e solli.

Kurse tani ështe e provuar historikisht, si një mendim përfundimtar, që shqipja është gjuha e parë që ka dalë në Evropë.

Prandaj, edhe sot, janë fjalët e mëdha të gjuhës shqipe që e mbajnë brenda vetes historinë e luftës se arbrit në tre mijë vite rresht, sipas vargut historik të figurave të mëdha të Arbërisë:
Piro i Epirit; Teuta; Gjergj Kastriot Skënderbeu; Naim Frashëri; Sami Frashëri; Nënë Tereza; Gjregj Fishta; Asdreni; Migjeni; Fan Noli; Asan Prishtina; Tefta Tashko Koço; Eqrem Çabej; Ismail Kadare; Rexhep Qosja; Dritero Agolli; Aleks Buda; Vaçe Zela; Adem Jashari; Ibrahim Rugova.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit