spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Vetëm 19-vjeç, djali i Donald Trump në gjurmët e babait: fiton 150 milionë dollarë përmes kriptove

Duket se Barron Trump ngjan shumë me të atin, sidomos kur vjen puna tek biznesi. Mediat britanike raportojnë se djali 19-vjeçar i presidentit amerikan Donald Trump, ka arritur një pasuri prej 150 milionë dollarë, kryesisht falë suksesit në kriptovaluta.

Sipas “Daily Mail”, Barron është bërë një nga të rinjtë më me ndikim në tregun digjital të financave, pasi ka bashkëthemeluar kompaninë “World Liberty Financial” së bashku me babanë e tij dhe vëllezërit më të mëdhenj vitin e kaluar.

Thuhet se ai i ka mësuar vetë presidentit Trump konceptin e “wallet”-it digjital, ndërsa kompania e tyre njohu rritje të jashtëzakonshme pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së.

Sipas burimeve, “World Liberty Financial” i ka shtuar mbi 1.5 miliardë dollarë pasurisë së familjes Trump, dhe nga kjo shumë, Barron ka përfituar 10%, që përllogaritet në rreth 150 milionë dollarë.

Ky sukses e vendos djalin më të vogël të presidentit amerikan në radhët e të rinjve më të pasur në Shtetet e Bashkuara, me një karrierë që sapo ka nisur në fushën e financave digjitale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit