Eralbi Breçani, i shpallur në kërkim nga SPAK, është vetëdorëzuar në Spanja në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Sipas autoriteteve, ai dyshohet se në bashkëpunim me Ergys Dashi dhe persona të tjerë, kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt Holanda, ku ngarkesa ishte sekuestruar në vitin 2021.









