spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Vetaksidenti në veri, pesë nga tetë policët lirohen për në shtëpi – tre të tjerët po vazhdojnë trajtimin në QKUK

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmë në veri, ku një autoblindë e Policisë së Kosovës u vetaksidentua duke rënë nga një urë, duke shkaktuar me ç’rast lëndimin e tetë zyrtarëve policorë.

Pas aksidentimit u bë e ditur se të lënduarit u dërguan në spital për tretman mjekësor, teksa të gjithë ishin jashtë rrezikut për jetën.

Në një përditësim më të fundit nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, u bë e ditur se nga tetë policët e lënduar në aksident, pesë u liruan në shtëpi kurse tre vazhduan të trajtohen në Klinikën Emergjente në QKUK.

“Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të transferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”, tha ai në njoftim.

Postimi i plotë:

Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.

I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë.

Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale.I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit