Një vetaksident trafiku ka ndodhur në Korroticë të Epërme të Drenasit.
Në disa pamje të siguruara nga lajmi.net, shihet se një veturë ka kaluar rrethojat e rrugës dhe ka rënë në anën tjetër të saj.
Gazeta ka dërguar pyetje tek Policia e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje për aksidentin.









