spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Veselin Vujoviqi godet keq Dragan Stojkoviqin pas humbjes nga shqiptarët, kështu e quan

Shqipëria i bëri me dhimbje koke jo vetëm Serbinë por edhe ata që janë të lidhur ngushtë me ta si ish hendbollisti nga Mali i Zi, Veselin Vujoviq.

Ish hendbollisti tallet keq me Dragan Stojkoviqin dhe autoritetet serbe pas humbjes me rezultat 1:0 nga Shqipëria në Leskovc në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Pas ndeshjes, Dragan Stojkoviqi – Piksi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e selektorit të Serbisë.

Kjo u komentua edhe nga Veselin Vujoviqi, ish hendbollisti nga Cetinja dhe sot trajner i Katarit.

Vujoviqi kritikoi Piksin, por edhe autoritetet në Serbi.

“Dëshmori i madh Stojkoviq deklaroi se është një njeri i përgjegjshëm dhe se ua ka ofruar dorëheqjen njerëzve kryesorë të federatës.

Cilëve njerëz? Atyre që duhej të kishin dhënë dorëheqjen para tij, atyre që nuk e emëruan.

Dorëheqja nuk ofrohet, ajo jepet.

Por as për këtë nuk ke guxim, dëshmor”, shkroi Vujoviq në Facebook raporton portali kroat “Index.hr”.

Ai shtoi se Stojkoviq kishte arritur të pamundurën – të dilte nga legjenda.

“Dhe në çfarë mënyre.

Ju kontrolloni qytetin, stadiumin, shikuesin.

Ju e çoni ekipin kombëtar të luajë në Leskovc, në një fushë të tillë, sepse nuk ju lejohet të shfaqeni askund tjetër”, theksoi ai.

Ai vazhdoi me një ton të ngjashëm.

“Po e ulni tonin në mënyrë që njerëzit të mos dëgjojnë se çfarë po brohorasin, dhe të njëjtët njerëz, të cilët i sollët dhe i paguani, po shprehin mendimin dhe pakënaqësinë e të gjithë Serbisë”, përfundoi Vujoviq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit