Veprimtari shqiptaro-amerikan me mesazh të fortë për BE-në: Mjaft me përkëdhelje për Vuçiqin!

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Agim Aliçkaj përmes një postimi ka komentuar vizitën e Presidentes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen në vendet e Ballkanit.

Ai tha se, von der Leyen gjatë vizitës së saj në vendet e Ballkanit e vazhdoi politikën e dështuar dhe të padrejtë të BE-së ndaj Kosovës:

Madje, Aliçkaj ia rikujtoi presidentes së BE-së disa pika, derisa kërkoi që të ndalohet politika ledhatuese ndaj Serbisë dhe Vuçiqit.

Postimi i plotë

E dashur @vonderleyen!

  1. Republika e Kosovës është e përkushtuar të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Serbia nuk është, dhe ju e dini këtë.
  2. Si mund t’i kërkoni Kosovës të de-përshkallëzojë një situatë të përshkallëzuar nga Serbia dhe Lista Serbe?! Kjo është një e vërtetë, dhe ju e dini.
  3. Kur do t’i hiqni “masat e përkohshme” të BE-së të vendosura ndaj Kosovës për zbatimin e ligjit dhe rendit? Ato janë plotësisht të pajustifikuara, dhe ju e dini.
  4. Qasja e njëanshme e BE-së ndaj dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është arsyeja pse ai ka dështuar për më shumë se 10 vjet, dhe ju e dini.

Ju lutem, 🙏 ndaloni së ledhatuari agresorin (Serbinë dhe sundimtarin e saj shovinist @avucic, nxënës dhe admirues i kriminelit të luftës Millosheviç) dhe së ushtruari presion mbi viktimën (Kosovën). Kjo kurrë nuk do të funksionojë.

Shpresoj se do të pajtoheni që ka ardhur koha të ndryshohet drejtimi, përndryshe BE-ja do të dështojë përsëri, dhe ju do ta kuptoni së shpejti.

Po ju shkruaj këtë me respekt të madh, por me përkushtim të palëkundur ndaj së vërtetës.

Ju lutem, kuptoni. Kjo nuk është vetëm mendimi im. Është zëri i shumicës së popullit të Kosovës që po bërtet për drejtësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit