Në kanalin e Ibër-Lepencit po punohet për të rregulluar dëmet e shkaktuara nga shpërthimi nga sulmi terrorist në këtë kanal më 29.11.2024.
Ndonëse ende nuk është bërë një zgjidhje permanente për të rregulluar dëmet në kanal, tanimë është gjetur një zgjidhje e përkohshme.
Një ‘bypass’ është vendosur si zgjidhje alternative për të liruar kanalin e Iber Lepencit nga qarkullimi i ujit e me pas pritet të bëhet edhe vlerësimi i dëmit dhe rregullimi i tij.
Më 07.12.2024, një javë pasi ndodhi shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka ka njoftuar se do të mundësohet vlerësimi i dëmit të shkaktuar dhe pastaj bazuar në këtë raport do të filloj edhe rehabilitimi i kanalit në afatin më të shpejtë të mundshëm.
“Në orët e vona të pasditës përfundoi edhe ndërtimi i bypassit me çka mundësohet që akuadukti i dëmtuar të lirohet nga regjimi i ujit” – ka shkruar Mujka në Facebook, më 07.12.2024.
Mujka ka treguar se bypass-i i ndërtuar ka kapacitet rreth 6m3/sec ujë që sipas tij, është dy herë më shumë se furnizimi i tanishëm.
Kompania Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” njoftoi të shtunën, më 07.12.2024, se uji është ende i papijshëm dhe se mund të përdoret vetëm për higjienë









